Informacion mbi tregun e punës në shtetet anëtare të Bashkimit Europian

EURES

Për të gjithë vendet e punës në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kërkimi i vendeve të lira të punës duhet të fillojë me EURES, në lidhjen https://ec.europa.eu/eures/public/en/homepage.

EURES është një rrjet bashkëpunimi evropian i shërbimeve të punësimit, i krijuar që në vitin 1994, për të lehtësuar lëvizjen e lirë të punëtorëve. Rrjeti siguron që qytetarët evropianë të mund të përfitojnë nga të njëjtat mundësi, pavarësisht ndryshimeve gjuhësore, dallimeve kulturore, vështirësive burokratike, ligjeve të ndryshme të punësimit dhe mungesës së njohjes së certifikatave arsimore në të gjithë Evropën.

Nga ky shërbim mund të përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë që kërkojnë të punësohen në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.