Ne ju ndihmojmë të informoheni për rrugët e sigurta drejt emigrimit.

Save the Children in Albania inkurajon të rinjtë që të zhvillojnë potencialin e tyre në Shqipëri. Mirëpo, për ata që zgjedhin migrimin, kjo faqe i informon për rrugët dhe rregullat që duhet të ndjekin, drejt një emigrimi të sigurt dhe të ligjshëm. Këtu jepet informacion mbi mundësitë ligjore për shkollim dhe punësim në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada, që ju të bëni zgjedhjet tuaja duke qenë plotësisht të informuar mbi mundësitë që ju ofrohen.

Hapat që duhet të keni parasysh, para se të emigroni:

  • 1. Mësoni rreth vendit në të cilin do të emigroni, duke përfshirë kërkesat për viza, ligjet lokale, zakonet dhe kujdesin mjekësor.
  • 2. Kontrolloni për agjenci këshilluese për udhëtim, në vendin ku dëshironi të shkoni.
  • 3. Mbani me vete të dhënat e kontaktit për ambasadën ose konsullatën më të afërt, për të marrë ndihmë në çdo moment.


Informohuni më shumë rreth
emigrimit të sigurt.