Informacion i përgjithshëm




Kuptimi i emigrimit si mundësia për të bërë zgjedhjet e tua përcakton edhe qëllimin e kësaj platforme. Këtu nuk të tregohet se çfarë të zgjidhni, por ju jepet informacion dhe njohuri mbi mundësitë ligjore për shkollim dhe punësim në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada, që ju të bëni zgjedhjet tuaja, duke qenë plotësisht të informuar për mundësitë që ju ofrohen.




Emigrantët mund të përballen me shumë vështirësi në vendet e huaja, veçanërisht, kur ata jetojnë në mënyrë të paligjshme. Vendimet e marra pa informacionin e duhur, shpesh sjellin pasoja afatgjata për ta dhe familjet e tyre.

Gjetja dhe zhvillimi i mundësive në Shqipëri ju ndihmon më së shumti në zhvillimin e potencialit tuaj personal dhe profesional, por, kur nuk gjeni mundësi dhe shikoni si zgjedhjen e vetme emigrimin, ju inkurajojmë që ta bëni atë vetëm në mënyrë të rregullt.