Zona Shengen dhe viza Shengen

Zona Shengen përbëhet për momentin nga 26 shtete, nga të cilat 22 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe 4 shtete (Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda) janë shtete të asociuara. Zona Shengen nuk përfshin Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë, të cilat kanë detyrimin që të plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e Zonës Shengen. Irlanda nuk është pjesë e Zonës Shengen, por nuk e ka këtë detyrim.

Territoret kontinentale të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (Komunitetet Evropiane para 1993), të animuara sipas radhës së anëtarësimit.

Për efekt të pajisjes me vizë, legjislacioni i Bashkimit Evropian i ndan shtetet e treta në dy grupe të mëdha:

  1. Shtete që shtetasit duhet të jenë të pajisur me vizë në momentin e hyrjes në Zonën Shengen
  2. Shtete që shtetasit janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Shtetasit shqiptarë që nga data 15 dhjetor 2010 janë pjesë e listës së dytë të shteteve që nuk kanë nevojë të pajisen me vizë përpara hyrjes së tyre në Zonën Shengen.

Në vetvete viza Shengen është vetëm për udhëtime të shkurtra brenda Zonës Shengen. Ajo nuk ofrohet për qëndrime më të gjata se 90 ditë. Vizat për qëndrime që e tejkalojnë periudhën 90 ditore në 180 ditët e fundit, janë subjekt i legjislacionit kombëtar të çdo shteti të veçantë të Zonës Shengen. Aplikimi dhe marrja e tyre rregullohet nga procedurat kombëtare të çdo shteti.

Po ashtu, viza Shengen nuk krijon mundësinë për t’u punësuar në asnjë lloj forme në shtetet pjesë e Zonës Shengen. Në të kundërt, shfrytëzimi i vizës për qëllime punësimi konsiderohet shkelje e kushteve të dhënies së vizës dhe, për pasojë, dëbimin nga vendi pjesë e Zonës Shengen.