Ne ju ndihmojmë të informoheni për rrugët e sigurta drejt emigrimit.
Save the Children in Albania inkurajon të rinjtë që të zhvillojnë potencialin e tyre në Shqipëri. Mirëpo, për ata që zgjedhin migrimin, kjo faqe i informon për rrugët dhe rregullat që duhet të ndjekin, drejt një emigrimi të sigurt dhe të ligjshëm. Këtu jepet informacion mbi mundësitë ligjore për shkollim dhe punësim në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada, që ju të bëni zgjedhjet tuaja duke qenë plotësisht të informuar mbi mundësitë që ju ofrohen.